Moderatorja simpatike Roza Lati, pas ndarjes nga Stine kishte kohë që nuk flitej për një marrëdhënie të re.
Por ja që në jetën e bukuroshes qenka dikush, atë që mediat deri më sot e qunin “I dashuri misterioz i Rozës” pasi kjo e fundit në postimet që bënte nuk e publikonte fytyrën e tij. Madje edhe në pushimet që bënë bashkë këtë verë, Roza ngacmonte me foto ku tregonte vetëm shpatullën e të dashurit apo nëpër video ku thjesht dëgjohej zëri i tij. Por ka ardhur momenti që Lati ta thotë me zë të lartë që është e dashuruar. “Të dua përgjithmonë” shkruan ajo krah fotos së parë të postuar bashkë me të dashurin,Oen Nallbani. Menjëherë më pas kanë vijuar urimet e miqve dhe fansave të 28 vjeçares e cila duket se po përjeton periudhën më të mirë të jetës.