Moderatorja Roza Lati është duke shijuar pushimet e saj në Tajlandë.
Ajo shpesh publikon video live në Instagram ku pëlqen të lexojë komentet e ndjekësve të saj. Por diçka ka rënë në sy gjatë videos së fundit live të publikuar prej saj. Ajo shfaqet më dorë të fashuar, ndërkohë që nuk dihet se çfarë i ka ndodhur Latit.
Sa i përket komenteve që kanë ardhur në adresë të saj kanë qenë edhe disa të tipit, “Kur do të vish në Golem”. Megjithatë moderatorja ka vijuar të shijojë qëndrimin e saj në Tajlandë pa u shqetësuar për komentet.