Rita Lati është dalluar gjithnjë për marrëdhënien e hapur që ka ruajtur me vajzën. Edhe sot, kur Roza është e rritur, ato të dyja darkojnë jo vetëm si nënë e bijë por edhe si dy mikesha të mira. Megjithatë nuk përjashtohen rastet kur moderatorja edhe e tepron ndonjëherë për mami Ritën dhe në rastë të tilla nuk i kursehet edhe ndonjë sharje nga aktorja. Diçka e ngjashme ndodhi pikërisht mbrëmjen e kaluar kur teksa po darkonin në një restorant, Rita gjatë gjithë mbrëmjes i kishte kërkuar Rozës t’i bënte një foto. Ndërkohë që po mendonte se po bënte foto, 29 vjeçarja nuk i le shakatë as me mamanë dhe i bën video. Pasi Rita e mëson këtë, nuk ia kursen një sharje e cila Rozës i shkakton të qeshura pa fund./intv.al/