Prej kohësh Roza Lati kishte deklaruar se ndodhej në lidhje me një mashkull prej 8 muajsh. Por moderatorja sërish përflitej për romanca me meshkujt të tjerë, deri në momentin kur prezantoi të dashurin. 29 vjeçarja publikoi disa foto dhe video të cilat datonin që vitin e kaluar, ku dukej në shoqërinë e Arbrit, të dashurit të cilit sërish nuk ia zbuloi fytyrën. Të njëjtën gjë bëri edhe tani. Roza poston këtë video në Instagram, e gjendur në makinë dhe krah saj dallon krahu me tatuazhe i mashkullit të saj i cili po i jep makinës. Moderatorja vazhdon të mos ia zbulojë fytyrën.