Jo rrallë herë na ka ndodhur t’i shikojmë personazhet e showbiz-it të derdhin lot në emisione live.
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Show” ishin të ftuar personazhe të njohur të ekraneve për të folur mbi dhunën ndaj kafshëve në vendin tonë.
Roza Lati është një kafshë-dashëse, e cila u prek tejet shumë nga videoja që u transmetua në ekran, ku dukeshin të rinjtë që masakronin me sëpatë një këlysh qeni.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe autoritetet përkatëse priten të marrin masat e duhura.