INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roza nis sot seancën e parë të gjyqit, ja inkurajimi i Rita Latit [FOTO]

Roza nis sot seancën e parë të gjyqit, ja inkurajimi i Rita Latit [FOTO]

Publikuar më: 11:06 31-05-2017

Konflikti i Roza Latit dhe Iva Alikos me pronarin e dyqanit të kafshëve, Tanin, tani është një histori e njohur.

Vajzat kanë mbledhur fakte mjaftueshëm për ta denoncuar personin në fjalë për trajtimin e kafshëve që mban në dyqan, në mënyrë mizore. Por ky i fundit, pasi është menduar ka vënë në punë planin e tij duke i denoncuar këngëtaren dhe moderatoren për prishje të imazhit. Sot është seanca e parë gjyqësore dhe në momente të vështira si ky, Roza ka atë shpatullën ku mbështetet gjithmonë, mami Ritën. Ndaj moderatorja ka publikuar edhe mesazhin inkurajues të ardhur nga e ëma në celularin e saj sot pak minuta para seancës. “Jam me ty jeta ime. Jam krenare per forcen dhe guxiin tënd. Sikur të kishte shumë Roza si ty, më e bukur do ishte bota”, shkruan Rita.

“Tani kam seancën e parë të gjyqit. Jam e paditur nga Artan Zabeli, pronar i dyqanit të kafshëve PET Shop Tano, në Myslym Shyr. Më ka paditur për shpifje, prishje imazhi, përndjekje. Le të bëhet drejtësi”, thotë Roza e vendosur për ta çuar deri në fund çështjen. /intv.al/

roza.png

Article Logic
Execution time: 0.0040409564971924