INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roza rrëfen në FB e INTV: Nuk ma ndjen më për Stinen

Roza rrëfen në FB e INTV: Nuk ma ndjen më për Stinen

Publikuar më: 15:46 13-05-2016

Duke ndjekur Eurovision 2016 me Kelvi, Alba, Niko & Friends, ishte një sukses për faqen e INTV në facebook ku në live stream, prezantuesit e INTV, Alba dhe Kelvi bashkë me drejtorin imazhit Niko Komani komentuan natën e dytë gjysmë finale të Eurovizion 2016 në suport të përfaqësimit të Shqipërisë.

Mes miqve të ftuar ishte edhe showgirl-i Roza Lati e cila së fundmi është përfolur për komentet pikante që ka dhënë rreth lajmit se ish i dashuri i saj, Stine, do të bëhej baba. Nuk i shpëtoi dot as ngacmimeve të Albës së Gossip Girl. Roza e buzeqeshur ka vazhduar shakanë duke thënë se Stine ka ngelur shtatzënë ndërsa Alba ka vazhduar batutën: “Në të vërtetë nuk e dimë kush e ka lënë Stinen shtatzënë”. Por për t'i dhënë njëherë e mirë fund keqinterpretimeve, Roza sqaroi për të gjithë fansat e saj se historia me Stinen ka mbaruar me kohë dhe është e lumtur që ai së shpejti do të bëhet baba.

Bashkë me Rozën në një mbrëmje të hareshme të kaluar me faqen e facebook të INTV, te ftuar ishin dhe gazetarja Dasara Karaiskaj dhe moderatori i 3jat në INTV Rudi Hizmo! Treshja e prezantuesve te INTV arriti të krijonte një atmosferë shumë të këndshme gjatë momenteve të këtij festivali, momente që do të përsëriten sërish të shtunën për natën e madhe finale!

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768