Pas ndërhyrjes që bëri në hundë Roza Lati së fundmi ka bërë edhe gjoksin.
Moderatorja si duket ka vendosur t'i bëjë një dhuratë vetes këtë Shën Valentin duke zmadhuar gjoksin edhe pse më parë ishte shprehur se me gjoksin e vogël ndihej shumë seksi. Roza shpesh është sulmuar nga fansat për gjoksin e vogël, por priti ta bënte në momentin kur të tjerët e kishin harruar.
“U zgjova nga gjumi para një jave.... vajta në kuzhinë tek mami dhe i thashë me plot bindje "E KAM VENDOS!!! TANI PO!!!!! TANI NAMI U BËFTË!!! Gjoksin do e bëj tani!"...
Dhe direkt kontaktova doktoreshë Lidën, që është një femër nobel! Dhe më mbështeti me të parën”, tregon ajo.
Por fansat e 29 vjeçares nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim. Ata kanë shpërthyer në fyerje ndaj Rozës duke e quajtur edhe “plastikë”.
Dhe nuk kishte si të mungonte edhe përgjigjia e moderatores kundër atyre që e kritikuan: “Po jetoj jetën time me pozitiviotet të plotë. Pse nuk provoni ta keni të tillë edhe jetën tuaj?”.
Ndërsa kjo është fotoja e parë e Rozës p[as operacionit.