…dhe këtë moment mezi e priste.
E diela ishte dita e shumëpritur për Rozana Radin. Këngëtarja më në fund kishte mundësinë të merrte hak ndaj mikut të saj Joni Peçi i cili një të dielë më parë i ofendoi gatimet e saj. Edhe pse tregoi aftësi të mira në gatim ashtu si në modë, aftësia e stilistit nuk mori “ok-ein” e këngëtares e cila nuk linte mundësi pa e gjetur diçka që ta kritikonte. “Qenke harxhuar shumë”, thotë ajo kur vjen pjata e dytë pasi i duket pak. Megjithatë kjo ishte thjesht një hakmarrje ndaj Jonit i cili herën e kaluar shprehej gjatë gjithë kohës se pasi kishte ngrënë gatimet e Rozit, ndihej sikur nuk kishte ngrënë asgjë.
Por Rozana nuk e lë me kaq. Skenta e bëra prej saj ishin të shumta dhe në njërën prej tyre bëri sikur i ngeci një halë peshku në fyt dhe i kërkoi Jonit t’i sillte pak bukë. Ndërkohë përfitoi dhe ndërroi pjatën me stilistin pasi edhe pse s’donte ta pranonte, i pëlqeu shumë gatimi i tij. intv.al