INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rozana nuk e përmban zemërimin, lexoni çfarë shkruan [FOTO]

Rozana nuk e përmban zemërimin, lexoni çfarë shkruan [FOTO]

Publikuar më: 13:16 05-12-2017

Dikush e ka mërzitur Rozana Radin.

Këngëtarja nuk nguron të shprehë gjithnjë atë që ndjen, madje edhe me zë të lartë. Këtë herë ajo  ka shprehur zhgënjimin e pësuar nga dikush të cilin e mendonte mik/mikeshë. Ndaj edhe ka shkruar se preferon që më mirë ta shohin me inat sesa më një buzëqeshje të shtirur.

“Jam mësuar të lexoj mesazhe tallëse të njerëzve dhe i kam kapërdirë.Kam shikuar padrejtësitë që më janë bërë dhe kam mbyllur njërin sy. Kam mësuar të dëgjoj ‘fjalët’ e mençura të mendjemëdhenjve dhe të bie dakord me ta.

Të gjitha këto nuk m’i ka mësuar shkolla, nuk m’i ka dhënë kush leksion, por m’i ka mësuar jeta. Dhe ajo që mësoi më shumë jeta është të urrej buzëqeshjen e shtirur”

“Jam shumë më e lumtur kur dikush më godet me një shpullë ballë-për-ballë, sesa një thikë pas shpine. Se di si qëndroni akoma në këtë Facebook dhe nuk fshini vetveten! Do mësohem dhe me këtë!”, –shkruan Rozana tepër e zhgënjyer. 

rozana.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934