Rozanën e kemi parë gjithnjë me flokët e gjatë dhe kohët e fundit të kthyera në bionde.
Aktorja dhe drejtuesja e emisionit, këtë herë kishte zgjedhur të ndryshojë pamjen. Si duket i kanë ardhur në majë të hundës flokët e gjatë dhe vendosi t’i shkurtojë ato. Rozi postoi një foto gjatë prerjes duke e mbuluar një pjesë të fytyrës me emoji, por mund të dallohej modeli i tyre.
"Kaq shkurt nuk i kam prerë kurrë", shkruante Rozana mbi foton të cilën menjëherë më pas e fshiu. Me siguri nuk është ende gati të shfaqet me look-un e ri.