INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rozana Radi denoncon mjekët: Më thanë ta vrisja Loretën me shiringë

Rozana Radi denoncon mjekët: Më thanë ta vrisja Loretën me shiringë

Publikuar më: 12:28 12-01-2016

Këngëtarja Rozana Radi ka denoncuar një rast te rëndë se si disa veterinerët i kishin propozuar të vriste macen e saj me shiringë, për shkak se ata mendonin se ajo kishte thyer shtyllën kurrizore. Megjithatë, nga kontrolli i dytë i bërë në një klinike tjetër, ka rezultuar se Loreta, kështu quhet macja, kishte shëmbje dhe se ajo do të ngrihet në këmbë pas mjekimit.


Postimi i Rozanës


Sot ishim tek doktor Adi (veteriner) afër me hotel DIPLOMAT 1. Pasi i bëri Loretës një grafi të shtyllës kurizore (ku të ashtuquajturit veterinerë ja bënë dje dhe më thanë që e ka të thyer) konstatoj, që nuk kishte thyerje, por shembje. I bëri dhe një grafi tjetër të legenit ku u bind më tepër për shëmbjen që kishte. Loreta ka të drejtë të jetojë. Do na duhet pak pune dhe kujdes me te. Cdo ditë duhet të shkojë te doktor Adi për të marrë mjekimin e duhur. Por me dashuri dhe përkushtim Loreta do ngrihet në këmbë.

MBREMË DISA MJEKE DILETANTË ME THANË TA VRISJA ME NJË SHIRINGË.

Tani me thoni ju a është e lejushme të rrinë akoma këta njerëz, që i thonë vetes veterinerë në këteë profesion e të bëjnë biznes me jetët e kafshëve, që në na janë bërë si njerëz të shtëpisë sonë? E na falin aq shume dashuri.

Ps

Loreta ju falenderon të gjithëve për mesazhet e panumerta që dërguat mbrëmë për ta ndihmuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038771629333496