Të dielën Rozana Radi tregoi aftësitë e saj në gatim tek “E Diela Shqiptare” për miqtë, Joni Peçin dhe Dj Sardin.
Mënyra e gatimit të këngëtares i habiti paksa të pranishmit, por Joni dhe Sardi ishin ata që nuk dolën me përshtypjet më të mira nga gatimet e mikeshës së tyre. Madje ata dolën aq të pa (ngopur) nga kjo drekë saqë pas saj nisën të hanin sërish bukë. Për këtë Rozi ka dy fjalë për miqtë: “Një informacion! Gatuaj shumë mire, por këta nuk e meritonin. Sallaten dhe e kanë shumë”, u shpreh ajo hatërmbetur. Megjithatë ka rastin që të dielën e ardhshme të marrë hak ndaj Joni Peçit i cili ka radhën të gatuajë.