Kjo e martë e ka acaruar Rozana Radin për shkak të një artikulli ku emri i saj është përdorur gabimisht.
Vetë Rozana sqaron se ai artikull ishte shkruar për këngëtaren Rovena Dilo e cila ka një konflikt me dajën e saj për lokalin që zotëron në zonën e Bllokut, lajm që në faqen e parë e kanë ilustruar me foton e Rozit. Kjo e fundit është shprehur e irrituar me gazetarët për ngatërresën e bërë. “Zgjohem sot dhe shoh që gazetat kanë marrë shkrimin e Rovena Dilos dhe i kanë bashkangjitur foton time. Ata thonë: “E nxorëm njëherë me Rovenën, tani pse të mos e nxjerrim të njëjtin shkrim me Rozanën”. Pas kësaj, ka ardhur edhe reragimi i vetë Rovenës e cila me nota humori ka komentuar: “Ose e ka fajin fotoja …mos ke dalë tek lokali im?”