INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rozana Radi reagon mbi thashethemet e bashkëjetesës

Rozana Radi reagon mbi thashethemet e bashkëjetesës

Publikuar më: 16:32 06-02-2016

E ftuar në shtëpinë komode të Arjolës, në rubrikën Life Stories, të emisionit IN Life, artistja Rozana Radi ka rrëfyer për karrierën, pasionet dhe jetën e saj private.

Biseda fillimisht u ndal tek pasioni i saj për teatrin, duke rrëfyer se sa e vështirë ishte të çaje në këtë treg dhe se sa shpesh ndodh që talenteve në Shqipëri t’i mbyllen dyert.

Më pas artistja ka rrëfyer më shumë për këngën e famshme “Ti s’ke zemër”, duke sqaruar më në fund se askush nuk e ka dhunuar fizikisht, ndryshe nga çfarë u përfol në media kohë më parë. Rozana tregon se për ta shkruar tekstin e asaj këngë ka vizituar edhe qendrat për gratë e dhunuara, duke shprehur me krenari se pas atij realizimi, në Shqipëri u ndryshua ligji mbi dhunën ndaj grave. 

E pyetur nga moderatorja Arjola Shehu mbi vërtetësinë e lajmeve te fundit mbi jetën e saj private, Rozana ka ironizuar. Ajo tha se në momentin kur doli lajmi që ajo bashkëjetonte prej 3 vjetësh me një mashkull të panjohur për publikun e gjerë, nuk ndodhej në Tiranë. Ka qenë motra e saj që ia ka bërë me dije dhe madje me humor ajo edhe e ka pyetur se kush po e paguante shtëpinë e saj në rrugën Myslym Shyri, një shtëpi që në të vërtetë nuk ekziston, ka rrëfyer Rozana. E megjithatë në fund ka vendosur të qëndrojë indiferente ndaj këtij lajmi, duke mos e pohuar e njëkohësisht as mohuar vërtetësinë e tij. 

Së fundmi, Rozi ka treguar se ka ende shumë për të bërë perpara së të thotë me plot gojën se është plotësisht e lumtur! Ne i urojmë fat në planet e saj!

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434