INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rozana Radi rrëfen një tjetër peng që i ka ngelur për xhaxhain e saj Françesk Radin: 'Kisha frikë' [VIDEO]

Rozana Radi rrëfen një tjetër peng që i ka ngelur për xhaxhain e saj Françesk Radin: 'Kisha frikë' [VIDEO]

Publikuar më: 13:30 17-10-2019

Sa më shumë kalojnë vitet pa Françesk Radit, aq më shumë peshon pengu i Rozanës në ndërgjegjen e saj. E ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soiree me Jonida Shehun për të kujtuar xhaxhain e saj, Rozana ka rrëfyer një tjetër peng që i ka ngelur për Françeskun.

"Pengu im më i madh është që nuk kam një duet me Frankon, sigurisht, por edhe që nuk kam shkruar një tekst për Frankon. Unë kam shkruar pothuajse 90% të artistëve dhe jam krenare që sot mbajnë firmën time dhe kanëhyrë në fonotekën e muzikës shqiptare", ka thënë Rozana

"Kishe ndroje të shkruaje një tekst për Frankon", e ka pyetur Jonida Shehu.

"Kisha frikë. Mendoja se do më thoshte që nuk është për mua kjo. Franko nuk më ka bërtitur kurrë, por mjafton t'i thoja "Franko të pëlqen kjo gjëja ty', dhe ngaqë nuk donte që të më prishte qejfin se unë një vajzë e re, adoleshte kisha qejf të këndoja më thoshtë 'mirë', por e shihja që nuk ishte në ato ujëra që priste ai", ka shpjeguar më tej këngëtarja e njohur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439