INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rozana Radi rrëfen për herë të parë publikisht frikën e saj më të madhe [FOTO]

Rozana Radi rrëfen për herë të parë publikisht frikën e saj më të madhe [FOTO]

Publikuar më: 11:36 18-09-2017

Dhe këtë e thotë me zë të lartë.

Të gjithë kemi frikërat tona por shpesh i mbajmë vetëm për vete. Ndërsa me Rozanën ndodh ndryshe. Këngëtarja  ka postuar një shkrim në Instatsorien e saj ku ka shprehur frikën që ka prej vdekjes. Kjo për shkak të humbjes së prindërve.

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre frika e vdekjes më ndjek ngado. Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë t’i shijoj disa “gazetarë”. Shkruaj dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj. Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare por ia kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ia zgjatur dorën askujt”,- shkruan Rozana në këto rreshta mjaft të ndjerë.

21849090_10212139661120076_714161240_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034987926483154