Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi do të jetë sërish këtë vit pjesë e stafit të Dance With Me. Ndryshimi këtë herë është se bukuroshja nuk do të konkurojë me artistët e tjerë por me shumë gjasa do të jetë pjesë e jurisë.
Në edicionin e fundit të Your Face Sounds Familiar, Rozi na tregoi një tjetër pjesë të talentit të saj në imitim të cilin e kishte me tepricë. Kjo na bën të ndihemi të qetë pasi nëse vërtet do të jetë pjesë e jurisë, gjykimi i saj do të jetë padyshim i saktë.
Presim të shohim se çfarë do të na servirë ky edicion i ri i DWM.