Sapo ka përfudnuar edicioni i i festivalit Kënga Magjike.
Konkurenca këtë vit ishte e madhe ji vetëm mes këngëtarëve Big por edhe zërave të rinj. Përvec cmimit “Best artist on web” , Rozana arriti të triumfojë mbrëmjen e sotme me këngën “Ma thuaj ti” duke rrëmbyer edhe cmimin e madh në këtë festival.
Ngriti jo vetem të gjithë meshkujt në këmbë pas interpretitmit të parë, por edhe herën e dytë gjithë sallën, duke i bashkuar në mesazhin që përcjell kënga; kundër dhunës ndaj gruas. Me muzikë nga Elgit Doda dhe me vargje nga vetë ajo, Rozana Radi shpallet fituesja e këtij edicioni të Këngës Magjike. Përmes emocioneve këngëtarja ka falendruar prindërit, kolegët, publikun dhe kompozitorin e këngës Elgit Dodën. “Ka shumë vite që e pres këtë cmim””, tha Rozi.
Ndërkohë fituese e cmimit të dytë dhe “Best Balade” u shpall Arilena Ara me këngën “”Nëntori”.
Cmimi i tretë dhe ai i interpretimit u fitua nga Anxhela Peristeri.