INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rozana shkëlqen në Your Face Sounds Familiar

Rozana shkëlqen në Your Face Sounds Familiar

Publikuar më: 11:39 29-03-2016

Duket sikur ky spektakël është krijuar posaçërisht për talentin e Rozanës.

Kjo e fundit e gjen aq shumë veten në të tillë format saqë na ka surprizuar të gjithëve më shumë se çdo herë tjetër. Edhe mbrëmjen e së hënës, Rozana ka shkëlqyer në “Your face Sound Familiar”, teksa ka imituar artistin e radhës. Ishte radha e Ray Charles  të cilin këngëtarja e solli në mënyrën më të mirë duke iu afruar shumë origjinalit, kjo edhe falë aftësive aktoriale që ka.

Kanë kaluar vetëm tre netë nga spektakli dhe ajo ka arritur që ta realizojë çdo personazh me përsosmëri, duke u futur seriozisht në lëkurën e tyre dhe duke përcjellë mjaft emocion. Nëse konkurentët e tjerë i shtyn ambicia për të marrë pikë sa më të larta, me Rozanën funksionon ndryshe. Ambicia e saj është përcjellja e emocioneve në mënyrën më të bukur....ashtu siç ajo di ta bëjë më së miri.

Article Logic
Execution time: 0.0037682056427002