INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrahja e maturantit të LSI-së, Meta ia faturon PS-së: E bëri falanga e Ramës

Rrahja e maturantit të LSI-së, Meta ia faturon PS-së: E bëri falanga e Ramës

Publikuar më: 19:03 14-06-2017

Pas publikimit të lajmit se militantë të PS ka rrahur të riun Orges Grembi, i cili është mbështetës i LSI, ka ardhur dhe reagimi i ashpër i Ilir Metës.

Ish- kreu LSI ka bërë përgjegjës drejtpërdrejt kreun e qeverisë Edi Ramën, sipas të cilit po ndërhyn në votën e lirë të qytetarëve.

Nga Fushë- Kruja ka bërë akuza të forta se Rama është bënë “të fortin” vetëm kur ka shefa policie dhe kryetar bandash rreth vetes. Ai njoftoi se pas përfundimit të mitingut, do të shkojë në Zharrës, në shtëpinë e 18 vjeçarit për ta takuar.

“Ndaj unë pasi këtij mitingu do të nisem për në Zharrëz, për të takuar të riun që u plagos nga falanga e Ramës dhe përgjegjësinë e ka ai dhe e ka personale. Ndaj unë do i kërkoj falje, pasi këtij mitingu do të nisem për në Zharrëz, që u plagos nga falanga e Ramës dhe përgjegjësinë e ka ai dhe e ka personale.Sepse është ai dhe vetëm ai përgjegjës për frymëzimin e dhunës, direktivat që u con cdo ditë për të përdorur kriminelët dhe paratë e drogës dhe dhunën ndaj atyre që votojnë për LSI. Rama është përgjegjës për rrahjen e Orges Grembit. Nuk I ka dalë akoma doping, por unë i them që t’i thërrasë mendjes para se të jetë shumë vonë. Nuk vë dot dorë mbi votën e të rinjë që votojnë LSI. E di mirë që bënë të fortin vetëm kur ka shefa policie dhe kryetar bandash përreth”, u shpreh Meta./

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947