INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrahu trajnerin se nuk i futi në lojë djalin 10 vjeç, merret vendimi për shqiptarin

Rrahu trajnerin se nuk i futi në lojë djalin 10 vjeç, merret vendimi për shqiptarin

Publikuar më: 11:57 09-05-2018

Shqiptari që rrahu disa ditë më parë trajnerin e djalit të tij 10-vjeçar nuk do të lejohet që të ndjek asnjë event sportiv për 3 vjet. Ky është dënimi që kuestura e Arezzo-s në Itali ka marr ndaj dhunuesit të trajnerit. "Ndalimi i aksesit në ngjarjet sportive" u dha pasi shqiptari dhunoi trajnerin e futbollit pasi nuk i futi në lojë djalin e tij. Babai e ka akuzuar trajnerin se nuk e kishte aktivizuar qëllimisht 10-vjeçarin në turne, ndërsa ka nisur të fyejë fillimisht trajnerin dhe më pas e ka sulmuar atë edhe fizikisht. Dy grushte goditën fytyrën e trajnerit i cili u rrëzua në fushë pandjenja. Për të qetësuar situatën është thirrur edhe policia. Skuadra e fëmijëve ‘Atletico Levan Leona’ dënoi me anë të një deklaratë ngjarjen e rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0030050277709961