INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrallë ndodhin skena të tilla! Adelina Ismaili shpërthen në lot në mes të emisionit [FOTO]

Rrallë ndodhin skena të tilla! Adelina Ismaili shpërthen në lot në mes të emisionit [FOTO]

Publikuar më: 17:45 17-03-2018

Jemi mësuar që personazhet publikë t’i shikojmë të fortë edhe në situata të vështira, por mesa duket kjo gjë nuk është e thënë. Mbrëmjen e djeshme, njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Adelina Ismaili e ftuar në emisionin “Lemza” ka shpërthyer në lot.

Shkak për këtë është bërë një surprizë e realizuar nga stafi i emisionit ku ishte e ftuar. Bashkëshorti i saj, Vasil Krasniqi i kishte dërguar një letër ku i shprehte dashurinë me fjalë të ndjera.

"Mund të them vetëm që kur kujtoj të kaluarën, mendja më pushtohet nga kujtime të bukura, të qeshura, shumë gëzime, pikëllime, pak hidhërime por sidomos me kujtime që në asnjë mënyrë nuk do doja të mos i përjetoja. Në këto 10 vite të kam pasur të dashur, shoqe, mikeshë, grua. Kemi ndarë bashkë të mirat dhe të këqijat, jemi përballur me shumë sfida dhe në fund ia kemi dalë mbanë", shkruante ndër të tjera në letër Vali.

Adelina u emocionua shumë dhe u përlot. "Ta kisha ditur se ma gjen pikën e dobët nuk kisha ardhur. Tani jam totalisht e bllokuar dhe mezi po pres të iki të pijë një çaj për t'u qetësuar. Në qershor bëjmë 10 vjet bashkë. Unë i kam fsheh këto gjëra gjithmonë, por ai i zbuloi me një letër", u shpreh këngëtarja.

-640-0-5aad3ea575032.jpg-640-0-5aad3ee2dbedd.png

Article Logic
Execution time: 0.0041370391845703