INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehen të pathënat e bashkjetesës së blogeres së seksit, Getoarit dhe Kastro Zizos! Po Getoari pse kështu?

Rrëfehen të pathënat e bashkjetesës së blogeres së seksit, Getoarit dhe Kastro Zizos! Po Getoari pse kështu?

Publikuar më: 12:36 02-02-2019

Getoar Selimi, Kastro Zizo dhe blogerja e seksit, Zhaklin Lakatari qenkan një treshe shumë e afërt dhe nuk e paskemi ditur.

E ftuar në emisionin “Late Night Show”, përballë Kastro Zizos, Zhaklin e nxitur në mënyrë shoqërore nga moderatori, ka treguar disa detaje të pathëna rreth shoqërisë së tyre.

“Historia është që unë dhe Kastro jemi miq shumë të mirë prej shumë vitesh. Sidomos në kohën kur unë jetoja në Kosovë,”- është shprehur blogerja.

Gjithashtu edhe Kastro ka treguar se kanë qenë një trio që i lidhnin parimet e jetës.

“Kur jetoja edhe unë në Kosovë. Kosova është kështu, kur ke shumë probleme dhe për të pasur më shumë probleme shkon atje. Kemi qenë një trio, unë Getroari dhe Zhaklin që nuk kishim lidhje me njëri-tjetrin, por na lidhnin parimet mbi jetën,”- ka treguar Kastro.

Ndër të tjera këngëtari dhe moderatori i emisionit ka shtuar se në atë kohë pinte shumë, por bënte edhe një jetë shumë të lumtur.

E pyetur nga vetë Kastro se çfarë bënin me Getin, Zhaklina është shprehur: Asgjë, dëgjonim muzikë, shihnim filma, gatuam ndonjë gjë, se Geti ishte kuzhinier... Ka pasur sirtarin e tretë vetëm me gjëra të mira për të ngrënë. Unë vija hekurosja tek shpija jote”.

Article Logic
Execution time: 0.0039498805999756