INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet 31-vjeçarja: Karburantin e parë e grabita për hakmarrje

Rrëfehet 31-vjeçarja: Karburantin e parë e grabita për hakmarrje

Publikuar më: 08:31 24-07-2018

Policia ka vënë në pranga edhe autorin tjetër të grabitjeve të karburanteve pas ndalimit të Anna Malaj. Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë Patos, së bashku me kushërirën e tij, kishin vjedhur me armë një karburant dhe kishin tentuar grabitjen e dy të tjerëve por pa sukses. Gjatë marrjes në pyetje, Anna ka rrëfyer arsyen se përse grabiste karburantet bashkë me kushëririn e saj. 31-vjeçarja ka pranuar se ishte ajo vajza që shfaqej në mjediset e karburanteve, pasi është konstatuar se ajo mbante të njëjtin medaljon me atë të grabitëses të kapur nga kamerat. Malaj ka treguar përpara grupit hetimor se pasi ka festuar datëlindjen e saj të 31 më datë 1 korrik, në gjendje të dehur kanë shkuar së bashku me kushëririn e saj, Emiljanon, që të vidhnin me armë karburantin që ndodhej pranë fshatit Levan. Ajo ka shpjeguar se kanë përzgjedhur pikërisht këtë pikë shitjesh karburantesh, pasi disa kohë më parë, kur kthehej nga Vlora për në Fier, kishte ndaluar për tu furnizuar në këtë karburant. Më tej ajo ka rrëfyer se i kishte dhënë punonjësit 50 euro për të paguar, por ky i fundit kur i ka kthyer reston. Anna kishte debatuar me punonjësin por gjithsesi ai nuk i kishte kthyer pjesën e parave.  Dy kushërinjtë garbitën në datën 2 korrik 300 mijë lekë të vjetra nga karburanti në Levan, ndërkohë që në datën 7 korrik kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti në Mallakastër, por janë përleshur me punonjësit dhe janë larguar.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715