INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Alek: “Kalova traumë. Njerëzit duan vetëm thashetheme”

Rrëfehet Alek: “Kalova traumë. Njerëzit duan vetëm thashetheme”

Publikuar më: 17:37 20-10-2020

Aktori indian Angad Hasija dhe kolegia e tij Sara Khan ishin së fundmi në vëmendje të medias indiane pas lajmeve se ata ishin të përfshirë në një hetim për drogë. Të dy aktorët i mohuan lajmet e rreme që i përfshinë ata në këtë çështje që shkaktoi shumë bujë. Në një intervistë së fundmi, Angad rrëfeu si e përjetoi këtë ngjarje dhe si e mori lajmin. “Njerëzit reaguan pas lajmeve duke më quajtur drogaxhi. Lëre drogën, po unë as cigare, as alkool nuk kam konsumuar në jetën time”-tha aktori. Angad rrëfeu se ai ishte në xhirime kur mësoi për lajmet. “Mamaja ime u sëmur pas dëgjoi lajmet. Kurse unë, u mpiva dhe nuk po reagoja. Më vjen keq të them që jetojmë në një kohë kur njerëzit duan vetëm thashetheme, edhe nëse ato i kushtojnë vitet e punës dhe reputacionin dikujt. Isha i shkatërruar. Pa ndihmën e familjes nuk do e kaloja këtë. Uroj që askush të mos kalojë traumën që kalova unë”-përfundoi Angad Hasija, i njohur si “Alek” nga seriali “Bidaai”.

Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615