INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet “Bosi i drogës” Alket Hatija: “Ja cila është lidhja ime me bandat, shteti po më bën padrejtësi”

Rrëfehet “Bosi i drogës” Alket Hatija: “Ja cila është lidhja ime me bandat, shteti po më bën padrejtësi”

Publikuar më: 17:52 11-11-2017

Alket Hatija, i cilësuar nga mediat italiane si “zoti i drogës” është rrëfyer në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala në Neës 24.

Hatija ka folur për lidhjet e tij me bandat e drogës dhe të gjithë kalvarin gjyqësor që ka kaluar.

Ai tha se është dënuar një herë për akuzat me të cilat gjykata pretendon ta ekstradojë në Itali.

 “Nuk bëhet fjalë që unë të kem dënim tjetër në Itali. Është e njëjta çështje.

 Po ç’lidhje ka ekstradimi këtu? Prokuroria duhet të më sqarojë pse jam mbajtur në burg për 16 vjet. Më kanë mbajtur peng. Unë nuk kam asnjë lloj detyrimi as të policia shqiptare dhe ajo italiane”, tha Alket Hatija.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887