INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Gjino pas ikjes së Hajrie Rondos: E braktisën atëherë kur kishte nevojë. Ja pse nuk i shkova dot në varrim [FOTO]

Rrëfehet Gjino pas ikjes së Hajrie Rondos: E braktisën atëherë kur kishte nevojë. Ja pse nuk i shkova dot në varrim [FOTO]

Publikuar më: 13:39 21-09-2017

Me siguri  filmi shqiptar “Përrallë nga e kaluara” është ndër më të dashurit për ju.

Shumë prej jush e mbani mend Gjinon  dhe të madhen Hajrie Rondo në rolin e mamasë së tij. Sot pas humbjes së aktores, Admir Sorra (Gjino) shpreh dhimbjen e madhe dhe trishtimin për faktin që Hajrie Rondo u braktis pikërisht në momentet kur lutej për ndihmë dhe mbështetje.

“Padyshim që ndjej keqardhje të thellë për mënyrën si u nda nga jeta dhe për mundimin që kaloi gjatë semundjes se saj. Trishtim për mënyren si e braktisën edhe kur lutej për ndihmë e mbështetje”, thotë Gjinoja për newsbomb.al teksa  zbulon edhe detaje nga koha kur ishte pjesë e xhirimeve të filmit.

“Dikur, kur isha pjesë e xhirimeve, ishte takuar me nënën time biologjike dhe e pat' mbushur me reklamë e fjalë të mira për mua. Kur ime më ndërroi jetë m’u therr zemra sepse isha akoma fëmijë. Por të siguroj që shumë dhimbje e trishtim kam ndjerë edhe për largimin e nënës time të rolit”.

Admiri rrëfen  edhe arsyen se pse nuk mundi të shkojë në ceremoninë mortore të nënës së tij të rolit.

“Ngushëllimet i dërgova familjes por s’di pse boshllëku më ndaloi këmbët të shkoja në përcjelljen e saj. Përsëris që më vjen kaq keq, sepse ju dha njerëzve më të mirën e shpirtit të saj për t’i kënaqur nëpërmjet artit dhe u ndie e vetme kur pati nevojë për ta”.

aaaaaaaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326