INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet i riu që plagosi prindërit me thikë: Nuk donin nusen time

Rrëfehet i riu që plagosi prindërit me thikë: Nuk donin nusen time

Publikuar më: 17:52 23-06-2018

I riu nga Durrësi që plagosi me thikë dy prindërit e tij pak ditë më pare do të qëndrojë në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. 25-vjeçari Hajri Neziri ka dëshmuar se ka qëlluar prindërit e tij pas një grindje të momentit. I riu deklaroi se ka pasur mosmarrëveshje gjatë muajve të fundit me prindërit, pasi këto të fundit nuk ia pëlqenin nusen. “Jam penduar për atë çfarë bëra. Prindërit e mi më përbuznin se kisha zgjedhur për nuse një person që nuk e donin dhe se nuk kontribuoja në familje. Durimi im arriti fundin, më dukej vetja i pavlerë, ndaj reagova me sulm ndaj prindërve të mi”, ka thënë ai në gjykatë. Por Gjykata e Shkallës së Parë në Durrëspasi ka dhënë arrestin me burg si masë paraprake duke shpallur mos kompetencë për gjykimin e çështjes në fjalë. Çështja e plagosjes së prindërve do t’i kalojë për gjykim të mëtejshëm Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Ka qenw mesdita e 20 qershorit kur në banesën e familjes Neziri nisi grindja e cila përfundoi me goditje me thikë. Destan dhe Hasie Neziri, 75 dhe 64 vjeç, po ndiqnin ndeshjen e kampionatit botëror të futbollit mes Portugalisë dhe Marokut kur janë sulmuar me thikë nga djali i tyre. Burrë e grua janë dërguar nga fqinjët në spital në gjendje kritike për jetën. 75-vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa gruaja e tij ka marrë gjashtë goditje në pjesë të tjera të trupit. Ata u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe raportohet se tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Babai i tij dhe i vëllai I Hajriut kanë deklaruar se situata e ndodhur ka qenë momentale.

Article Logic
Execution time: 0.0019838809967041