INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet i zhdukuri: Ja pse shkova në Serbi

Rrëfehet i zhdukuri: Ja pse shkova në Serbi

Publikuar më: 19:37 27-04-2016

Ndryshe nga ato që deklaruan të afërmit e tij, Sejdi Thaçi, ka rrëfyer për mediat se ai më 6 janar 1999 kishte shkuar vetë në Serbi, për të rregulluar disa dokumente për pension, pasi kishte punuar për 35 vite atje, para luftës.

Shpesh herë gjatë rrëfimit, Thaçi bie në kundërshtim me fjalët e tij, edhe pse pretendon se vazhdimisht ka dashur të kthehet në Kosovë, gjatë rrëfimit del se ai ka pasur kontakte me njerëz që disa herë kanë lëvizur nga Vojvodina e janë kthyer në Kosovë.

Ai thotë se çuditet se si është gjallë, si dhe ka jetuar si endacak rrugëve të Vojvodinës. Mirëpo nuk është arrestuar dhe zhdukur asnjëherë nga serbët.

Sejdiu ka thënë se gjatë këtyre viteve ka menduar se familja e tij ishte vrarë, dhe Kosova ishte shkatërruar. Shpesh herë kanë ndërhyrë familjarët e tij gjatë fjalimit duke thënë se plaku i zhdukur për 17 vjet, po i harron gjërat.

Article Logic
Execution time: 0.0022459030151367