Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar George W. Bush në lidhje me sulmet e 11 shtatorit.
Një ish-agjent i CIA-s ka zbuluar se Putin dhe Bush kanë zhvilluar një bisedë në lidhje me sulmin më të rëndë që ka tronditur SHBA-në.
Këtë fakt, ish-agjenti George Beebe e ka bërë të ditur në librin e tij të fundit.
Ai ka shkruar se Putin e ka paralajmëruar ish-presidentin amerikan 48 orë para se avionët të shkatërronin Kullat Binjake.
Media rus “Russia Today” citon një pjesë nga libri: “Putin kishte telefonuar Presidentin Bush dy ditë para sulmeve, për ta paralajmëruar se inteligjenca ruse ka zbuluar shenja të një sulmi terrorist. Diçka që kishte kohë që përgatitej dhe që vinte nga Afganistani”.
Rrëfimi i ish agjentit të CIA-s duket se është një provë tjetër se Uashingtoni është paralajmëruar vazhdimisht në lidhje me sulmet e 11 shtatorit 2001.
Ndërsa ekzistenca e një paralajmërimi nga Moska ka qenë njohuri publike për vite me radhë - zyrtarë të lartë të inteligjencës ruse folën për to menjëherë pas sulmeve - libri i Beebee sugjeron që nuk ishte i kufizuar në shkëmbimin e informacionit midis agjencive të inteligjencës, dhe se Bush ishte paralajmëruar nga Putin personalisht .