INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Jennifer Lopez: E urreja trupin tim, më dukej vetja e shëndoshë [FOTO]

Rrëfehet Jennifer Lopez: E urreja trupin tim, më dukej vetja e shëndoshë [FOTO]

Publikuar më: 18:50 20-06-2016

Mosha është thjeshtë një numër për të. Edhe pse është 46 vjeçe, Jennifer Lopez vazhdon të ketë linjat trupore si të një vajze të re dhe sigurisht që e kanë zili shumë femra mbarë botën. Por në një intervistë të dhënë pet revistën britanike “Dare”, JLO, ka thënë se e urrente trupin e saj dhe donte të kishte një fizik normal si të femrave të tjera.

“Mendoja se nuk isha elegante sa duhej. Doja të kisha format trupore të të tjerave dhe e urreja fizikun tim, më dukej vetja e shëndoshë”.  Megjithatë  këngëtarja e  “Ain’t your mamma”, është shprehur se kishte mësuar ta dashuronte veten ashtu siç ishte.

 “Të ndihesh e bukur është një sjellje dhe të gjithë duhet të kërkojmë për gjërat e bukura që ne duam për veten dhe jo të krahasohemi me të tjerët”.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123