INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Jonida Maliqi: Po ju tregoj pse u tërhoqa nga muzika...

Rrëfehet Jonida Maliqi: Po ju tregoj pse u tërhoqa nga muzika...

Publikuar më: 20:03 26-02-2022

Këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë e larguar nga muzika për disa vite me radhë. “Need you” ishte kënga që e rikthye fuqishëm në muzikë pas një pauze kaq të gjatë.

Gjatë një interviste për Top Albania Radio, këngëtarja mes të tjerash ka zbuluar edhe arsyen e shkëputjes nga muzika për një kohë kaq të gjatë.

“Ishte çështja e mëmësisë ajo që më shkëputi, unë i kisha kaluar etapat e karrierës muzikore. Të kënduarit për mua ishte prioritet, të qenurit 100 % vetja pa bërë kompromis. Përsa kohë se kam patur synimin e të fituarit të ardhura gjithçka ka ardhur në mënyrë organike. Nuk kam nevojë për të bërë promo masive.

Kam kuptuar që nuk hyj në kategorinë e këngëtarëve super të klikuar, e bëj vetëm për kënaqësinë e shpirtit tim, të atyre që e duan muzikën time, gjithçka vjen në mënyrë natyrale.”, u shpreh Jonida Maliqi.

Article Logic
Execution time: 0.0017769336700439