INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Jorgji, nga kartonat e kuq deri tek akuzat e Partizanit

Rrëfehet Jorgji, nga kartonat e kuq deri tek akuzat e Partizanit

Publikuar më: 09:15 01-11-2016

Pas ndeshjes së djeshme Partizani – Skënderbeu, arbitri Enea Jorgji është prononcuar për mediat. Arbitri që mban stemën e FIFA-s në një prononicim për ‘Super Sport’ ka folur në lidhje me shumë episode duke hedhur dritë edhe mbi vendimet e tij për atë që ndodhi në fushën e lojës, dhe sidomos për kartonat e kuq. Ja deklarata e tij e plotë:

Deklarata paraprake e Jorgjit ishte për kartonin e Kalarit:

“E kam parë dhe riparë disa herë atë rast dhe mendoj se veprova drejtë. Nuk gjykoj Kalarin si person, por ajo ishte ndërhyrje për karton të kuq. Kam vepruar drejtë.”

Ndërkohë Torasa kreu një ndërhyrje tjetër në dëm të Vangjelit?

“Ai është rasti më i diskutueshëm. Teknikisht ai është minimalisht një tjetër karton i verdhë, por mendova që të menaxhoj situatën që ishte nxehur pas kartonit të Kalarit. Nuk e di në bëra mirë apo keq.”

Disa minuta më vonë kemi një karton të kuq të Vangjelit?

“Kartoni i dytë i verdhë besoj realisht që ekzistonte, sepse Vangjeli shkaktoi një faull taktik. Në këtë moment kam vërshëllyer menjëherë, sepse nuk flitej për avantazh dhe pretendimi i Partizanit për të dhënë një tjetër karton në aksion e sipër është pa vend.”

Si i komentoni deklaratat e drejtuesve të Partizanit që në fund ju akuzuan për vendimet e dhëna?

“Të padrejta, kam marrë vendimet e duhura dhe mendoj që nëse ka një palë që nuk duhet të ankohet është Partizani. Mendoj se vendimet e mia nuk ndikuan absolutisht në pretendimet e skuadrës së kuqe në rezultatin final të ndeshjes.”

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385