INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet këshilltari socialist. ‘Pse mora pjesë në protestë dhe si e priti përjashtimin e Ramës’? [VIDEO]

Rrëfehet këshilltari socialist. ‘Pse mora pjesë në protestë dhe si e priti përjashtimin e Ramës’? [VIDEO]

Publikuar më: 15:30 03-04-2018

Protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit ka bërë bashkë demokratë e socialistë në Kukës. Anëtarët e këshillit bashkiak u bënë pjesë e protestë të shtunën në Kalimash pavarësisht bindjeve të tyre politike, ndërsa socialistët u përjashtuan nga partia nga Edi Rama.
Por kjo nuk i ka ndalur socialistët kuksiane që të vijojnë protestën kundër taksës në rrugën e kombit edhe në Tiranë. Një prej tyre është anëtari i këshillit bashkiak Kukës Ylli Çitaku, i cili u zgjodh në këtë post nën siglën e partisë socialiste. Sot, i përjashtuar nga radhët e socialistëve Çitaku rrëfen për In Tv se si e priti vendimin e kryeministrit Edi Rama.
Ylli Çitaku:
“Jam Ylli Çitaku anëtarë i këshillit bashkiak, përjashtimi im është i padrejtë. Kam 6 vite pjesë e PS, i kam qenë Edi Ramës në zyrë, e sot jam i penduar”.
Prej 6 vitesh pjesë e strukturave socialistet Ylli Çitaku thotë se sot është i penduar se përse votoj këtë parti, e cila sipas tij po ua vështirëson çdo ditë e më shumë jetën qytetarëve.
Ylli Çitaku:
“Taksa e Rrugës së kombit, drita, ujë, taksa e ndërtesës. Nuk mund ti përballojmë dot”.
Prej 3 ditësh ai qëndron në Tiranë në mbështetje të të ndaluarve pranë Drejtorisë së Policisë, ndërsa shfaq hapur se nga sot ai do të mbështesë Partinë demokratike.
Ylli Çitaku:
“Tani do të angazhohem me Partinë Demokratike”.
Pranë drejtorisë së policisë së Tiranës vijon që prej së dielës protesta kundër ndalimit të protestuesve. Ndërsa pritet vendimi i masës së sigurisë për të ndaluarit nuk kanë munguar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986