INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Mentor Haziri: Ja pse u shpërbë grupi Kthjellu!

Rrëfehet Mentor Haziri: Ja pse u shpërbë grupi Kthjellu!

Publikuar më: 15:01 15-07-2016

Ditën e sotme i ftuar në emisionin Fun Day ishte këngëtari i njohur kosovar, Mentor Haziri, i cili rrëfeu detaje të shumta për miqësinë e tij me familjen Ora të këngëtares me famë botërore Rita.

36 vjeçari së fundmi është rikthyer në tregun muzikor pas një shkëputjeje të gjatë nga muzika me këngën “Kujtoje”. Nuk mund ta linin pa e pyetur se çfarë ndodhi  me grupin e njohur Kthjellu, ku Mentori ka qenë dhe vokalist. Që në momentin e parë që dëgjoi pyetjen këngëtari shprehu menjëherë pakënaqësitë  e tij kundrejt pjestarëve të tjerë. Mentori deklaroi se “Kthjellu ishte vet ai, dhe gjithë punën e bënte i vetëm”. Në këtë mënyrë erdhi dhe shpërbërja e Kthjellu. Më pas,  rrefeu se kënga më e njohur e grupit, “Diçka”, ishte krijimi i tij dhe i Alban Skënderaj. Askush nga pjestarët e tjerë nuk kontribuoi. Këngëtari u pyet dhe rreth marrëdhënies me pjestarët e tjerë. Haziri deklaroi se “ruan marrdhënien me pjestarët e tjerë, me të gjithë përveç Andosit ” . Kujtojme që këngëtari Andos dikur ka qenë kitaristi i Kthjellu. Duket qartë, edhe pse ai vetë nuk e tha me gojën e tij, se ka një hatërmbetje midis Mentorit dhe Andosit.

Article Logic
Execution time: 0.0029380321502686