Christian Panucci ka folur për të kaluarën e tij, duke thënë se “ka bërë gabimin më të madh në karrierë” në momentin kur vendosi të largohej nga Reali i Madridit për t’u kthyer në Serinë A te Interi.
Panucci u përqendrua edhe te transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, ku shprehu besim se ylli portugez do të shkëlqejë edhe në Itali, sepse “ai e ka Championsin në gjak”. Trajneri i kombëtares shqiptare tha se blerja e 33-vjeçarit ishte një zgjedhje e zgjuar jo vetëm për kampionët e Italisë, por që do t’i shërbejë imazhit të Serisë A, pasi të tjerë kampionë do të ndikohen për të luajtur në elitën e futbollit italian.
Sipas trajnerit, me largimin e trajnerit Zidan dhe të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, sezoni i ri mund të jetë mjaft i vështirë për Realin e Madridit, sepse klubi spanjoll nuk do ta ketë të lehtë ti zëvendësojë pasi fitoi Champions-in tre herë radhazi.