INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Roza Lati: Ky është “pronari” i jetës time...

Rrëfehet Roza Lati: Ky është “pronari” i jetës time...

Publikuar më: 15:39 18-11-2017

Pas një shkëputje të shkurtër, bukuroshja Roza Lati, rikthehet sërish në një tjetër format interesant. Gjithashtu, ajo ka folur edhe për projektet e saj për një linjë të brendshmesh ku është shfaqur shumë seksi në fotot e postuara në “Instagram”. Një “Why Not” për guximin e saj dhe për mbështetjen që i jep femrave single që ia dalin vetë në jetë, si Roza.

 Por nuk kanë munguar as detaje nga jeta private. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” Roza ka folur për prapaskenat e emisionit më të ri në Ora News, “Why Not”.

Për më shumë ndiqni intervistën e mëposhtme:

-Për herë të parë pas një shkëputje nga tv ju shohim në një tjetër format. Si lindi ideja e tij? Çfarë surprizash rezervon puntata e dytë?

Nuk jam shkëputur asnjëherë nga TV. Kam pasur pauzën e sezonit derisa mora sezonin e ri. Ndërkohë për këtë projekt, e kam pasur në plan që kur kam qenë në Agon Channel. Thjesht duhej të isha në pozicionin e duhur për të lëvizur gurët e duhur. Puntata e radhës rezervon humor dhe të qeshura pafund!

-Cili është i ftuari më special që do të doje të kishe në emision? Cila do të ishte pyetja më pikante që do t’i bëje?

Nëse të tregoj kush do ishte, atëherë s’ia vlen ta ftoj kurrë.(qesh)

– Rozën e shohim në një tjetër projekt. Në një set fotografik shfaqesh superseksi. Për çfarë bëhet fjalë? Do të të shohim në një projekt më të madh? Si nisi gjithçka?

Fotografitë kanë qenë gjithmonë pasion i imi. Madje kështu e kam nisur rrugëtimin tim në art. Në fillim me foto. Duke bashkëpunuar me Niko Komanin, për revistën Anabel. Dhe jo vetëm… Fundja për sa kohë ndihem mirë fizikisht…. Why Not???

-Ke lidhur kontratë me ndonjë firmë të njohur të brendshmesh?

Kam bërë bashkëpunim me një pagesë goxha të mirë! Bashkëpunime sezonale. Jo kontrata të mirëfillta.

-Me çfarë merret Roza në kohën e lirë përveçse me dashurinë e madhe tuajën, qentë?

Jo vetëm qentë, kafshët, të gjitha gjallesat. Koha ime e lirë, është gjumë. Kam shumë nevojë për gjumë se djeg shumë motor gjatë ditës. (qesh)

-A ke në plan të hapësh një “animal shelter” meqë je animal lover?

Jam interesuar vërtetë për këtë gjë, por këto angazhime duan kohën e vetë fizike… dhe unë nuk e kam. Jam interesuar seriozisht, por më thanë që ka shumë ligje dhe angari nëse dua ta bëj ashtu siç duhet, me kushte të mirëfillta perëndimore.

-Ke një marrëdhënie shumë të veçantë me mamin. Si është të jesh fëmijë i vetëm me një single mami?

Nga e di ti që mami im është single? (Qesh) Ajo është e lumtur. Dhe kur ajo është e lumtur, jam edhe unë.

Në një video të publikuar më parë me një fëmijë të vogël thoshe që doje të kishe një vajzë me emrin Perla. Po djalit si do t‘ia vije emrin?

Mmmm… Djalit do të doja t’ia vija Krístal. Me theksin te i-ja. Sepse im atë e ka pasur Kristo. Dhe….si Perla dhe Krístal, janë materiale të pastra, ndër më të mirat në botë.

-Ndonjë plan së shpejti për fëmijë? Çfarë mendimi ke për mamatë single? A do ta rriste Roza fëmijën pa figurën e të atit?

Plan së shpejti për fëmijë??? (Qesh) U bëftë më e mira për mua, por s’kam plan tani… Për femrat nëna single kam respekt maksimal sepse, nëse një nënë me babain e fëmijës e ka një shpatull ku mbështetet, nëna single e ka shumë më të vështirë. Kështu që kam këtë mesazh për to: Ngre një dolli për femrat e forta, shpresojmë t’i njohim ato, shpresojmë të jemi si ato! Shpresojmë t’i rrisim vajzat tona si ato!

-Si reagon Roza ndaj të gjithë atyre që “flasin keq” apo komentojnë keq për çdo sukses tuajin?

Po të mos më komentonin keq do të thotë që s’kam arritur asgjë në jetë. Urrejnë atë që bën sukses. Urrejnë atë që arriti atë gjë që s’po e arrijnë dot vetë ata. Troç, mua nuk më plas fare për komentet e njerëzve. Jam vajza e artistes, jam mësuar me këto komente dhe thashetheme qëkur fillova të kuptoj gjuhën shqipe.

-Pse gjithnjë e përsërit faktin që je “selfmade”? Ç’mendim ke për gocat që kanë një të dashur (tullac) me lekë?

Nuk i gjykoj keq. Por për sa i përket tipit tullac me lekë: jam unë tullaci me lekë në jetën time. Nëse kam një pronar, jam unë pronari i vetes time. Nuk nënshtrohem dot me lekë. Dhe nuk mund t’i rri afër dikujt prej lekëve. Unë eci me ndjenjë. Qartë.

-Të shumta janë “të famshmet” apo modelet e “Instagramit” që po “uzurpojnë” ekranet. Si mendon Roza: audienca tërhiqet më tepër nga pamja apo nga brumi?

Të dyja bashkë. Nëse ke fat, atëherë i ke të dyja! Pamja shet në ekran. Sepse publiku të SHEH. Dhe ti duhet të nxjerrësh në pah më të mirën e vetes tënde. Pastaj varet sa e aftë je ta mbash të mbërthyer publikun përpara ekranit për më shumë se 3 minuta. Unë kam investuar shumë te të dyja.

Është bërë si trend ku pjesa me e madhe e vajzave bën ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë e trup. Do të bëje një tjetër ndërhyrje veç asaj që ke bërë? A je penduar?

Mos po ngatërron personazh me këtë pyetje? Se dallimi im është që unë nuk jam ekzagjeruar. Mendoj një fije e hollë e ndan të bukurën nga ekzagjerimi. Për mua s’ka femra të shëmtuara sot, ka thjesht femra dembele.

-A është dikush i rëndësishëm në jetën e Rozës?

Ekziston një i rëndësishëm, por meqë qenka kaq i rëndësishëm, dua ta mbaj për vete.

Article Logic
Execution time: 0.0040099620819092