INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet striptistja nga Tirana Sara, ne ndikojmë që çiftet të bashkohen më shumë[FOTO]

Rrëfehet striptistja nga Tirana Sara, ne ndikojmë që çiftet të bashkohen më shumë[FOTO]

Publikuar më: 09:32 11-02-2019

Sara është një striptiste nga kryeqyteti që ka 3 vjet që bën këtë profesion. Ajp ka folur për në programin “Exclusive” për jetën e saj dhe se si përballet me paragjykimet. 22 vjeçarja foli dhe për fitimet. Sara u shpreh se në një mbrëmje nga bakshishet ka fituar deri në 400 euro në mbrëmje, ndërkohë në muaj vlera ka shkuar deri në 4000 euro.

Ajo u shpreh se me paratë e fituara, dëshiron t’i investoj në një biznes shërbimi. Familja e saj e ka ditur, qe prej fillimit punën e saj! Sara shpjegon se puna si striptise nuk është e jashtëzakonshme, nëse ruan etikën dhe profesionalizmin, per të mos rënë pre e kërkesave të klientëve, të cilët i ngatërrojnë ato vajza me punëtore seksi.

saraaaokkk.jpg

sraaokkk.jpg

Pjesë nga Intervista:

Si e kujton ditën e parë në punë?
Me kishin folur vajzat e tjera apo edhe manaxheri, që nuk ka asgjë të fshehte qe ndodh përveç atyre që ne shihnim, por prap kisha një fare stepje, po sikur kështu, po sikur ashtu, por koha kaloi shpejt dhe nuk vura re asgjë nga “Po sikurat qe mendoja”. Kur hipa per here te pare ne stage, po dridhesha e tera. Sado që ne femrave na pëlqen të tërheqim vëmendje, nuk ishte aq e thjeshte gjithë sytë të jenë mbi ty, ndërsa t’i rrotullohesh rreth një tubi per te ofruar lëvizje sa me sensuale te mundshme. Mezi po prisja te mbaroja dhe te ulesha tek ai vendi im ku qëndroja gjatë natës.
Sa vjec ishe, kur nise të punoje si striptiste?
20 vjeçe.
Po momenti i parë në skenë ka qenë i sikletshëm?
Sigurisht që po.
Ishte një performancë si e dojë ti?
Si herë e parë nuk ishte ashtu siç e imagjinoja unë, por ishte e këndshme gjithsesi.
Ku mësove të kërceje erotik dance?
Vetë femra e ka sensualitetin e saj, pastaj vetë puna eksperienca të bëjnë të mësosh akoma më shumë..
Bashkëpunon ti me vajzat e tjera?
Po sigurisht jemi të afrueshme dhe bashkëpunuese me njëra-tjetrën.
A është familja në dijeni të punës?
Po e dinë shumë mirë, ja kam treguar që në momentet e para.
Pse e more vendimin t’ua tregoje?
E para jam natyrë pa komplekse si të thashë, por edhe se dua mbështetjen e tyre , nuk ndihem rehat me veten, nëse mbaj gjëra të fshehta sidomos familjes.
Si e pritën ata në fillim?
Duke më njohur mua që jam vajzë e hedhur, por dhe me besimin që kanë tek mua e morën mirë.
Cila ka qenë dita më e keqe në klub?
Ditë të keqe nuk kam pasur, por momente po… P.Sh ka raste kur një i pamoralshëm të bën moral ose kur dikush shfaq keqardhje për mua, që nuk ka arsye pse.
Ndodh që thua sot ishte një mbrëmje shumë e mirë, kur?
Kur takon klientë që të duket se i njeh prej vitesh, njerëz shumë gazmorë, të shoqërueshëm.
Çfarë nuk të pëlqen nga një klient në atë që thotë apo bën?
Janë ata që të ofrojnë para duke të të ngatërruar me një punonjëse seksi, ndërkohë që je vetëm për shoqëri apo për për të bërë show
…Po diçka që bëjnë?
Ka nga ata që vinë të pirë dhe duan të kalojnë limitet duke të të prekur, por ne dimë ti menaxhojmë edhe këto situata.
Ke përjetuar incidente gjatë punës, përndjekje në rrjetet sociale, në jetën e përditshme, pasi mbyll punën në Klub?
Këtu brenda siguria është e lartë, shoqërohemi jashtë nga siguria e klubit dhe në rrjetet sociale e menaxhojmë vetë.
…Besoj e ke profilin të mbyllur?
…Pikërisht!
Si ka ndikuar eksperienca në këtë industri në karakterin tënd, pra sa të ka ndryshuar?
…besoj më ka bërë më të fortë, pasi dëgjojmë shumë situata me klientët, bëjmë edhe psikologun ndonjëherë. Zakonisht janë meshkujt që luajnë me femrat, këtu jemi ne ato që luajmë me meshkujt pasi hasim dhjetra në natë.
…Je bërë më e fortë?
Jam bërë më mosbesuse,
Pse?
Pasi dëgjojmë se çfarë bëjnë klientët me të dashurat e tyre, të fejuarat apo bashkëshortet, pasi këtu vinë shumë të martuar.
Çfarë bisedon me klientët, janë medoemos biseda seksuale?
Jo nuk ka lidhje, ata qajnë hallet me ne, problemet me të dashurën, një siklet që mund të kenë.
Ka nga ata klientë që janë të përhershëm?
Po ka nga ata që vijnë çdo natë, që bien në dashur me vajzat
…me ty ka ndodhur?
Po ka ndodhur sikundër më ndodh dhe mua më ata, po ne përpiqemi ti anashkalojmë ndjenjat.
Duke qëndruar tek ndjenjat, ke të dashur?
Jo.
Nuk ta lejon profili punës apo nuk ke kohë të njohësh dikë
… Janë të gjitha arsyet nga pak, por edhe se nuk jam e interesuar, pasi takoj kaq shumë meshkuj në natë sa është e vështirë të te bëj përshtypje njëri më shumë se të tjerët
Ka disa steriotipe, që thonë se ju vajza ndërhyni në familje, çfarë ke për të thënë t’i për këtë?
Unë mendoj se ne bëjmë që familja të bashkohet.
Pse?
Po sepse ne jemi këtu dhe sigurohemi që femra atij mashkullit të dali mbi atë , është më mirë të kaloj një natë këtu me një vajzë që ska për ta parë jashtë sesa të krijojë një lidhje paralele dhe të shkatërroj familjen.
Ata që ju konsiderojnë si vajza të përdala, çfarë do t’i thoje?
Nuk të bën puna, por karakteri, ndoshta një vajzë që punon në zyrë mund të jetë shumë e “përdalë “se unë.

Article Logic
Execution time: 0.0041568279266357