INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Tuna. Lindja normale më dështoi sepse…[FOTO]

Rrëfehet Tuna. Lindja normale më dështoi sepse…[FOTO]

Publikuar më: 08:38 17-11-2017

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu e njohur ndryshe me emrin e artit Tuna së fundmi ka folur për herë të parë për procesin e lindjes së djalit të saj Tiani.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto në Instagram së bashku me djalin e saj të cilin e konsideron vërtet të veçantë për një shkak vërtet që nuk e dinim.

Për herë të parë Tuna ka treguar se Tiani në jetë e ka sjellë përmes lindjes cezariane, edhe pse e kishte planifikuar që ta filmonte me kamerë nëse do të ishtë një lindjen normale duke patur kështu një dokument shumë  të ëmbël për të.

Duke qenë se fotot i bëri në qumësht “Milk Bath Session”, Tuna ka një këshillë për gjithë nënat që ta praktikojnë një gjë të tillë.

Ja se çfarë shkruan Tuna: "Ky set fotografik së bashku me Norik Uka, lindi si ide nga eksperienca ime personale neper te cilen jam e bindur qe shume nena kanë kaluar, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme te ciles i deshtoi “plani i lindjes”.

Pas pergatitjeve 9 mujore per nje lindje spontane, strishat e Patrisit per te participuar ne prerjen e kerthizes, strishat e duos se fotografeve nga Shkupi, per te dokumentuar aktin me te rendesishem te jetes time (Daaah ofc I would do that), hypno - birth seancat online per nje lindje paqesore etj etj! Kishim pergatitur gjithqka per nje moment si ky - Papritur u komplikua e gjithe situata brenda 8 oreve me provokime ndodhen gjera qe nuk i kishim parapare as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebës dhe perfundova me lindje Cezariane emergjente.


Isha e frikesuar, e trishtuar e papergatitur. Aq me shume e vuajta muajt e pare, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me te cilat ballafaqohesha.

Sikur me deshtoi ndjesia me e bukur e memesise, lidhja e momentit te pare...
Nuk fola asnjehere per kete eksperience dhe nuk do kisha folur ne asnje nga intervistat qe me keni ftuar dhe qe nuk i kam pranuar per ceshtje privatsie (me shume respekt ju falenderoj per ftesat cdo dite qe mi keni bere, u jam mirenjohese) - andaj vendosa ta mbaj 'ekskluzivitet’ timin dhe te flas me foto dhe pak fjale. Per ju, nenat te cilat e keni perjetuar ose do t’a perjetoni te njejtin emocion neper te cilin ne kemi kaluar... Milk Bath Session me qumesht formule, meqe e dime qe eshte super veshtire laktacioni mbas nje intervenimi te tille (une isha kembengulese & me fat dhe ia dola). Perderisa kemi femije te shendetshem eshte e parendesishme ne formule apo qumesht gjiri, cezariane apo lindje spontane...

Dhe asgje nuk e mposhte ndjenjen e te qenit nene.
Memesia eshte e veshtire dhe duhet te inkurajojme njera tjetren cdo dite. Cheers to that!?"

s.vj_w90e.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324