INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfim

Rrëfim

Publikuar më: 11:57 15-11-2017

Nga Irena Shabani

Ka netë që zemra të dhëmb

Nga fjala e pathënë

Nga sytë që si sheh…

Mua më dhemb nata e sotme..

Radioja shpërndan muzikë të vjetër

Dhe mua më duket se kam

100 vjet që jetoj!

Më duket sikur kam lindur me botën

Kujtimet janë aq të gjata dhe të lodhshme

Pesha e tyre si mall i rëndë

Unë e vockël si gishtëz përalle

Që tregoj përralla të lashta…

Ka netë si kjo e sotmja që më lëndojnë

Më duket vetja si shpinë e djegur nga dielli

Si diell që djeg veten time…

Padyshim në netë të tilla ti je shkaku

Më lëndon si muzikë e vjetër

Si dashuri e vjetër e mbetur përgjysmë

Përgjysmë si kjo natë e ndarë në mes…

 

Falenderojmë Irena Shabani për shkrimin e botuar në intv.al 

Article Logic
Execution time: 0.0033509731292725