INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rrëfim ekskluziv i Elona Gjebreas. Si u bë pjesë e politikës [VIDEO]

Publikuar më: 15:03 08-06-2017

Financimi i fushatës elektorale ka qenë një nga pikat e errëta në Shqipëri, prej më shumë se 25 vitesh. Zyra, postera, flamuj, kohë televizive që përkthehen në miliona euro dhe që në fund ato deklarohen si dhuratë apo fonde, që vijnë nga vetë subjektet politike nga kartat e anëtarësisë. Kjo fushatë është pak më ndryshe, pasi mungojnë posterat dhe flamujt e vendosura në mbarë vendin. Sërish subjekteve politike iu është dashur të shpenzojnë para për zyrat elektorale. Në një intervistë për IN tv, kryesuesja e listës së kandidatëve të PS-së për kryeqytetin Elona Gjebrea, tregon se ku i gjen paratë për zyrat elektorale.
Elona Gjebrea:
“Nuk ka asnjë gjë, në kuptimin e asaj që mund të jetë ndonjë kosto e jashtëzakonshme e papërballueshme. Është diçka që mbështetet nga simpatizantët, përkrahësit e Partisë Socialiste, të cilët paguajnë edhe një kuotë, si pjesë e anëtarësisë e Partisë Socialiste”.
Elona Gjebrea është për herë të parë kandidate për deputete, edhe pse gjatë 4 viteve të fundit ishte pjesë e kabinetit Rama, ajo zbulon për IN Tv se si e ka pritur kandidimin e saj.
Elona Gjebrea:
“Ishte një zgjedhje, e cila ishte e papritur në kërkesën që m'u bë. Mendoj që, mund të kem qenë ndoshta në dilemë në momentet e para, por mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur dhe që jam shumë e lumtur që unë thashë po”.
Duke qenë e para në listën e kandidatëve, vendi i zonjës Gjebrea është i sigurtë në Parlament, por koha që po kalon me banorët e njësisë nr. 1 në kryeqytet, nuk do të ndalet në 25 qershor. Ajo ka këtë premtim.
Elona Gjebrea:
“Unë jam zotuar, që fundjavën kafen do ta pi me ata, duke lëvizur në çdo njësi”.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875