INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfim horror/ Zekaj tregon si e masakroi shokun: 'Tre ditë pasi e kisha fshehur poshtë krevatit nisa ti copëtoja trupin...' [VIDEO]

Rrëfim horror/ Zekaj tregon si e masakroi shokun: 'Tre ditë pasi e kisha fshehur poshtë krevatit nisa ti copëtoja trupin...' [VIDEO]

Publikuar më: 09:21 11-03-2018

Autori i krimit të rëndë në Fier ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes nga vrasja e Kreshnik Beqiraj deri tek fshehja e trupit të tij.

“Isha i dehur. Piva në një lokal te “Zogu i Zi”. Kur shkova në shtëpi, ai po flinte. Mora një çekiç dhe e godita disa herë në kokë. Nuk e di sa herë, por ndoshta nja dhjetë herë. E godisja me nerva. Pastaj, kur u sigurova që vdiq, e fsheha poshtë krevatit që të ngrinte gjaku. Tri ditë e mbajtja në shtëpi se nuk kisha si ta nxirrja trupin nga aty. Një ditë më pas erdhi i ati dhe e kërkoi, por unë i thashë që ishte në punë. Kur iku ai, mori një fotografi dhe e dija që do denonconte, prandaj kërkova mjete prerëse, sëpatë dhe thikë. E copëtova trupin ditën e tretë dhe e futa në valixhe, pastaj e mbështolla me batanije dhe shkova natën e varrosa në kanal. Isha i çoroditur nga ajo që kisha bërë. U pendova që atë ditë. Edhe tani ndihem në faj. Jam penduar dhe u kërkoj falje familjarëve, ligji le të veprojë”, mësohet të ketë thënë 32- vjeçari Zekaj.

32-vjeçari nga Malësia e Madhe akuzohet se ka vrarë shokun e tij, Kreshnik Beqirajn, me të cilin u njoh tre vite më parë në Belgjikë. Familjarët dhe të afërmit e kanë braktisur të riun pas zbulimit të ngjarjes, ndërsa dhe gjatë seancës askush prej tyre nuk ka qenë i pranishëm.

Shkak për nisjen e debateve midis dy të rinjve ishte bërë papunësia e Zekaj dhe shpenzimet e tepërta.

32 vjeçari ka deklaruar se viktima e kishte paralajmëruar se duhej të gjente punë për të mbuluar shpenzimet dhe në të kundërt do të duhej të largohej nga shtëpia.

Rreth tetë muaj pas ngjarjes, ishte denoncimi i banorëve të fshatit Daullas, që ndodhet rreth 13 km larg qytetit, për gjetjen e kufomës që çoi në zbulimin e vrasjes.

Në vendin ku ishte groposur trupi i 36-vjeçarit nga Fieri u gjet një batanije si dhe çekiçi me të cilin është kryer krimi

 

Kreshnik-Beqiraj.jpg

Viktima, Kreshnik Beqiraj

 

Albert-zekaj-1-640x302.pngtrupi-i-pajetes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877