INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vështirësitë e rritjes së vajzës, Rudina Magjistari bën rrëfimin e sinqertë prej nëne: ''Gjithmonë me vete, kurrë s’kam pasur…''

Vështirësitë e rritjes së vajzës, Rudina Magjistari bën rrëfimin e sinqertë prej nëne: ''Gjithmonë me vete, kurrë s’kam pasur…''

Publikuar më: 21:24 04-02-2019

Rudina Magjistari gjithmonë ka qenë e rezervuar për jetën e saj private. Publiku ka qenë kuriozë të dijë më shumë dhe ajo ka ndarë disa rrëfime nga mënyra se si ka rritur vajzën e saj të vogël. Ajo ka ndarë detajin interesant se ndryshe nga shumica e personave publikë ajo kurrë nuk ka pasur një dado:

‘Unë nuk kam pasur kurrë dado. Domethënë, kam pasur një zonjë që kujdesej për shtëpinë dhe ndonjëherë ja lija asaj vajzën për ndonjë shëtitje maksimumi, por kaq. Unë dhe bashkëshorti im e kemi rritur vetë vajzën, vetëm unë dhe ai. Kemi qenë të dy prezentë, ne në punë dhe ajo në punë me ne. Kam dashur të jetë sociale, të mësohet me njerëzit, me realitetin dhe me botën’, tha Rudina.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547