INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfim i veçantë, Xhaxhiu: viti niset mirë me një gjoks me qumësht, sjell bereqet

Rrëfim i veçantë, Xhaxhiu: viti niset mirë me një gjoks me qumësht, sjell bereqet

Publikuar më: 10:49 21-01-2016

100% arësye për  tu ndier mirë në emisionin 3JAT në IN television për Rezear Xhaxhiun. Një intervistë ndryshe, të parën të këtij lloji për një nga figurat më të ndjekura në ekranet shqiptare gjatë mbrëmjeve. Rezear Xhaxhiu foli për veten, profesionin por edhe miqtë, të cilët ai i do besnikë .

“Ka 100 arësye për tu ndier mirë. Unë gjithnjë kam pyetur, por asnjë herë nuk jam pyetur nga moderator kaq të rinj”.

Xhaxhiu njihet për oratorinë e shpenguar, çka solli batuta dhe humor në studion e IN television. Si do të donte Xhaxhiu që ta nisë mirë vitin, dhe cfarë vlerëson më shumë tek një femër?

“Cilësia që vlerësoj tek një grua është të kishte një gjoks të bukur. Do doja ta nisja vitin e ri me gjoks që të kishte qumësht, sepse qumështi është bereqet”.

Nuk ka kurrë një temë tabu për të cilën Xhaxhiu nuk do të flasë, çka e bëri bisedën 30 minutëshe në emisionin 3JAT mjaft gazmor. Por pse ai ka zgjedh mbrëmjen për të qënë pranë teleshikuesve të tij, të cilët përgjithësit sipas tij janë gram bi 50vjeçare?

“Sepse nata ka një magji, nata është më intriguese”.

Xhaxhiu nuk  mohon se ka përdorur pushtetin mediatik për interesa personale.

“Kam përdorur pushtetin mediatik për të zgjidh hallet e mia personale”.

Por Xhaxhiu na zbulon për herë të parë se simpatizon humorin e Nard Ndokës.

“Më pëlqen Nard Ndoka, ka një komiticitet të brishtë. Unë ju them se ka brumë Nardi, unë e intervistoi shumë shpesh, dhe mendoj se ka thellësi në mendim. Njerzit e thjeshtë nuk arrijnë ta kapin thellësinë e mendimit të tij”.

Article Logic
Execution time: 0.0079360008239746