INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfim në 3-JAT: Malltezi si e përjetuam rrëzimin e bustin të diktatorit Hoxha…

Rrëfim në 3-JAT: Malltezi si e përjetuam rrëzimin e bustin të diktatorit Hoxha…

Publikuar më: 12:07 23-02-2016

Jamarbër Malltezi është njëri prej studentëve që mori pjesë në grevën e urisë nga lëvizja studentore e ’90-ës. Në një rrëfim për emisionin 3JAT në IN television, Malltezi kujton momentet e para të rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, në 25 vjetorin e kësaj ngjarje që shënoj dhe “fitoren e parë” të lëvizjes studentore. 

 

Duke kujtuar momentet e para të rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, Malltezi thotë se kjo ishte fitorja më e madhe e cila u arrit me mbështetjen e qytetarët e Tiranës: 

“Ne ishin në grevën e urisë të gjithë studentët, mbi 700 studentë, pati një solidaritet të jashtëzakonshëm nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Po mos të kishte patur atë solidaritet, greva jonë nuk do të kishte arritur atë rezultat. Nuk ndiheshim sikur po bënim ndonjë heroizëm, por gjithsesi të gjithë ne kishim hyrë me idenë se do të na nxirrnin me dhunë dhe kishim hyrë me idenë që të paktën do të merrnim disa goditje. Liria dhe dinjiteti njerzor ja vlenin çfarëdo përplasje me diktaturën. Ne ishim brenda ambienteve të grevës, na kërkonin të mos komunikonim me jashtë.

Si e morët vesh rrëzimin e bustit?

Ne ishim brenda, ndërsa jashtë nuk kishte thuajse fare mbështetës tanët. Nuk kishim të dhëna se çfarë po ndodhte, kur rreth orës 14:10 minuta erdhi një person me biçikletë nga qendra, duke dihatur si maratonomak, dhe jep sihariqin… E rrëzuam bustin..e rrëzuam bustin…Në fakt, ne mbanim hapur dhe radio Tiranën, dhe ajo pati një reagim”.

Por si e kanë si e përjetuar momentin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, studentët të cilët ishin të ngujuar në grevën e urisë, Malltezi kujton:

“Ajo ishte shumë më tepër se sa ne e kishim imagjinuar. Kur u hoq busti ishte një peshë shumë herë me e madhe se sa të hiqej emri i universitetit. Sepse busti personifikonte peshën e diktaturës, rëndësinë e diktaturës, dhe dolën njerëzit e thjeshtë dhe ta hidhnin poshtë, e më pas ta tërhiqnin zvarrë. Ajo ishte një fitore shumë e madhe, shumë e bukur….

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939