INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi: 'E gjeta Messin vetëm, duke qarë si fëmija që humb nënën'

Rrëfimi: 'E gjeta Messin vetëm, duke qarë si fëmija që humb nënën'

Publikuar më: 14:23 14-09-2018

Lionel Messi ka përjetuar njërin nga momentet më të këqija me kombëtaren e Argjentinës, pasi humbi finalen e dytë, kësaj here me penallti, ndaj Kilit. Ishte “Copa América” në vitin 2016. Elvio Paolorosso, ish-ndihmësi i trajnerit Gerardo Martino në atë kohë, ka përshkruar momentin e vështirë që kaloi “10” në orët pas humbjes së dhimbshme.

“Situata pas finales së “Copa América” ishte me shumë dhimbje në dhomat e zhveshjes, por më e keqja erdhi më vonë, – kujton ai. – Ishte ora 02:00 e mëngjesit, pak a shumë. Shkoi në holl të hotelit dhe e gjej Leon vetëm, absolutisht vetëm, duke qarë si një fëmijë, që mund të kishte humbur nënën.

Të gjithë ishin shtrirë, asnjë nuk e kishte vënë re, që të mund ta ngushëllonte. E përqafova dhe i kërkova të qeshnim pak të dy bashkë”.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377