Aktorja super cool Drew Barrymore, është akoma më cool se ç’mund të mendoni ju.
Shumë nga ne e njohin nga “Charlie’s Angels”, por për mua do të jetë gjithmonë Lucy që humbte kujtesën çdo mëngjes në filmin “50 First Dates”.
Pra, Drew ishte e ftuar tek Jimmy Kimmel Live ku vendosi të bënte një rrëfim tepër serioz.
Në vitet e saj të adoleshencës, Drew kishte një të dashur nga i cili u nda.
Deri këtu jemi OK.
Çfarë bëri Drew?
Ajo zhgarraviti makinën e tij me spray.
Deri këtu, përsëri nuk ka asgjë të veçantë.
E veçanta e gjithë historisë qëndron te ajo çfarë aktorja vendosi të shkruajë.
Ndryshe nga të tjerët, që zakonisht shajnë ose pikturojnë gjëra të papërshtatshme (flasim për organe gjenitale sigurisht, ndodh rëndom) Dreë vendosi të shkruajë: ANARKI!
Pikturoi edhe një flamur të zi madje.
Në këtë mënyrë ajo thjesht i zhgarraviti makinën dhe hoqi komplet dyshimet nga vetja e saj.
Madje dhe kur ishi i saj mbas disa kohësh e kishte telefonuar duke qarë i penduar, nuk ja kishte përmendur fare makinën sepse nuk do t’i kishte shkuar kurrë mendja tek ajo.
Mbas 20 vitesh ajo e nxorri këtë sekret, ama tha që ishte shumë qejf dhe se ja vlente, edhe përse duke filluar nga momenti i rrëfimit do rrinte në pritje të telefonatës së ish-it shekullor të inatosur.
Merrni shembull goca, mos e jepni veten me të shara koti. Fundja një nga pikat e dobëta të meshkujve makina e tyre është.