INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i Armando Sadikut: Flija me uniformën që do të luaja të nesërmen, lojtari im i preferuar është...

Rrëfimi i Armando Sadikut: Flija me uniformën që do të luaja të nesërmen, lojtari im i preferuar është...

Publikuar më: 20:56 29-12-2017

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku rrëfen hapat e parë të karrierës së tij. Sulmuesi me origjinë nga Elbasani ka treguar në një intervistë për “Pasdite në Top Channel” vështirësitë për t’u bërë futbollist.

“Babai im ka pasur shumë dëshirë që të bëhesha futbollist, por edhe unë e kisha shumë pasion futbollin. Babai më ka stërvitur deri në moshën 16-vjeçare. Flija me uniformën që do të luaja të nesërmen. Kjo më ka bërë që të eci përpara. Kam pasur shokë me më shumë talent, por vullneti bëri që t’ia dilja mbanë.

Aventura në Poloni? Te Legia erdha këtë verë, sepse bëhet fjalë për një skuadër me mjaft histori. Nuk e nisëm mirë sezonin, pasi u eliminuam edhe nga kompeticionet europiane, por tani jemi rikthyer në rrugën e duhur. Ndonëse nuk po luaj aq sa dua, jam i gatshëm dhe jam munduar të jap kontributin tim, sa herë që kam zbritur në fushë.”.

Kombëtarja? Është një ëndërr e bërë realitet. Ndihem mjaft i lumtur që kemi arritur të kënaqim njerëzit me pjesëmarrjen në Europian. Çdo gjë po shkon mirë me Panuçin, falë edhe punës së mëparshme të De Biasit. Duam të shkojmë sërish në Europian dhe të bëjmë të lumtur të gjithë shqiptarët

Futbollisti më i mirë? Ibrahimoviç më pëlqen më shumë, por më i miri sot është Cristiano Ronaldo”.

Article Logic
Execution time: 0.0023279190063477