INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i ish-presidentit të shpërfytyruar: Gruaja më puthi, më tha se kisha shije metali

Rrëfimi i ish-presidentit të shpërfytyruar: Gruaja më puthi, më tha se kisha shije metali

Publikuar më: 14:46 02-04-2018

Ish-presidenti ukrainas Viktor Yushchenko shpreson se Europa do të hapë sytë përpara kërcënimit që vjen nga Rusia pas helmimeve me gaz nervor të ish agjentit rus Skripal në Britani.

14 vjet më parë, Yushchenko u helmua me dioksid gjatë garës për Presidencën e vendit, ku rival kryesor kishte Viktor Yanukovych e mbështetur nga Rusia. Garë që Yushchenko e fitoi.

Në një intervistë për BBC-në, ai rrëfen se kur mbërriti në shtëpi dhe puthi të shoqen ajo i tha se kishte shije metalike në buzë.

‘Kisha qenë për darkë me kreun e shërbimit sekret të Ukrainës dhe zëvendësin e tij. Nga sa rezultoi më vonë prej hetimeve, helmi ishte hedhur në orizin që na u shërbye në tavolinë”, tha Viktor Yushchenko, ish-president i Ukrainës pamja e të cilit ndryshoi.

Pas 14 vjetësh, ai ende pret rezultatin përfundimtar të helmimit.

‘Më vjen keq kur shoh se Europa është treguar kaq e verbër dhe që vendet e saj nuk kanë shumë solidaritet kur vjen fjala tek politikat e Rusisë’ shtoi ish-presidenti gjatë intevistës për BBC.

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768